Fillon rivitalizimi i hapsirave rreth lumit Ibër

MitrovicëPostuar: 16:46 / 24.04.2018

Komuna e Mitrovicës së shpejti do të filloj realizimin edhe të një projekti kapital, në vlerë prej rreth 4 milion euro.

Fjala është për projektin “Rregullimi i shtratit të lumit Ibër”, i cili do të ia shtoj akoma hijeshinë qytetit të Mitrovicës, duke e bërë kështu edhe më atraktiv për vizitorët nga i tërë vendi, ashtu sikur që po e vizitojnë liqenin artificial.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, bashkë me përfaqësuesit e Kompanisë “Infratek”, e kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës për hartimin e projekteve të ndryshme, ka dalë në vendin ku parashihet të realizohet projekti, për të dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tij në projektin ideor para se ai të shndërrohet në projekt konkret për realizim.

Gjatë diskutimit me ekspertët e Kompanisë “Infratek”, për hartimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Ibër dhe hapësirës përreth lumit, ka kërkuar nga projektuesit që të gjitha elementet e dhënë nga komuna të respektohen maksimalisht dhe që projekti të kryhet brenda pka ditësh, në mënyrë që të filloj menjëherë puna për realizimin e tij.

Projekti “Rregullimi i shtratit të lumit Ibër”, përveç rregullimit të shtratit të lumit, përfshin edhe rregullimin këtij lumit, ashtu sikur që është vepruar më parë më rregullimin e pjesës nga ura kryesore mbi lumin Ibër, deri tek vigu që lidh tre rrokaqiejt e pjesës veriore me pjesën jugore të qytetit.

Projekti që do të realizohet së shpejti, nis nga vigu i tre rrokaqiejve, pra aty ku përfundon pjesa e rregulluar më parë dhe vazhdon deri tek liqeni artificial në Suhadoll. Projekti, i cili do të kushtoj rreth 4 milion euro, pritet të përfundoj në vitin e ardhshëm.

/InfoKomuna/

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.