Goditet nga vinçi në Mitrovicë

MitrovicëPostuar: 09:50 / 11.04.2018

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e goditjes nga një vinç i cili ishte shkëputur nga kati i tretë.

Policia e Kosovës njofton se viktima ka pësuar lëndime derisa po punonte në ndërtimin e një shtëpie në fshatin Vaganicë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, ku gjendja e tije është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i vinçit pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet, rasti në hetime.