I armatosur ndiqte një femër me veturë, arrestohet mitrovicasi

MitrovicëPostuar: 10:14 / 14.07.2017

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Mitrovicë, i cili përndiqte me veturë një femër dhe kishte armë me vete.

“Pas marrjes së një informate se një i dyshuar i armatosur me  një veturë  me targa vendore është duke e ndjekur viktimën femër k-shqiptare njësiti policor ka arrite ta arrestojë të dyshuarin  mashkull k-shqiptar dhe të konfiskojë armen me dy karikatorë dhe 30 fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë 24 orësh.