Idrizi: Askush s'mund ta ndal ndryshimin për Mitrovicën

MitrovicëPostuar: 16:07 / 13.11.2017

Kandidatja e PDK-së, për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi ka dhënë mesazh për qytetarët me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore.

Idrizi ka theksuar se askush nuk mund ta ndal fitoren e PDK-së në Mitrovicë, raporton InfoKomuna

"Sot, ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore e 19 Nëntorit, ditë kur qytetarët do të rikonfirmojnë ndryshimin. Ditë kur qytetarët do t'i thonë mjaft kësaj qeverisjeje komunale. I ftoj qytetarët, simpatizantët, anëtarët e PDK-së dhe anëtarët e partive tjera që tashmë kanë konfirmuar përkrahje për platformën tonë, të bëni fushatë të qetë, demokratike dhe dinjitoze. Vetëm kështu mund ta ndihmojmë Mitrovicën dhe vendin tonë. Askush nuk mund ta ndal fitoren tonë. Askush nuk mund ta ndalë ndryshimin për Mitrovicën!", ka shkruar Idrizi në facebook. /InfoKomuna/