Idrizi zotohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Mitrovicë

MitrovicëPostuar: 12:28 / 15.09.2017

Shëndetësia do të jetë një prej prioritetve kryesore në mandatin e Valdete Idrizit, si kryetare e Komunës së Mitrovicës. Kështu premtoi ajo, gjatë një takimi që zhvilloi me punëtorët e shëndetësisë, transmeton InfoKomuna.

Kandidatja për kryetare të Komunës së Mitrovicës, për zgjedhjet e 22 tetorit, nga radhët e PDK-së, tha se shëndetësia ka qenë një prej fushave më të prekura nga rrethanat e krijuara pas luftës, prandaj kërkohet një angazhim specifik dhe i vazhdueshëm për përmirësimin e gjendjes.

“Do të mobilizohemi që situata të ndryshoj për të mirë, në mënyrë që qytetarët tanë t’i kenë shërbimet e duhura shëndetësore në qytetin e tyre”, tha Idrizi.

Gjithashtu ajo dëgjoi edhe shqetësimet e punëtorëve shëndetësorë. Ata folën për mungesën e kuadrove, mjeteve dhe pajisjeve të duhura.

Idrizi i falënderoi për sinqeritetin e tyre dhe ofroi bashkëpunim në mënyrë që bashkërisht të përmirësohet gjendja. /InfoKomuna/