Komuna e Mitrovicës i ka punësuar 32 persona kundërligjshëm

MitrovicëPostuar: 15:55 / 30.05.2018

Komuna e Mitrovicës i ka punësuar 32 persona me kontrata për shërbime të veçanta në mënyrë të kundërligjshme.

Për punësimi e tyre nuk ishte përdorë asnjë procedurë e rekrutimit, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës se Mitrovicës për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2017.

“Komuna, kishte angazhuar 32 punëtorë me marrëveshje për shërbime të veçanta. Komuna për këta të punësuar nuk kishte aplikuar procedurë të thjeshtësuar të rekrutimit ashtu siç parashihet me aktet e përcaktuara ligjore. Për me tepër në tre raste të angazhuarit me marrëveshje për shërbime të veçanta ishin për pozita të rregullta dhe nuk kishin të bënin me punë specifike”, thuhet në raport.

Sipas këtij raporti, parregullsi pati edhe në procedurat e brendshme të avancimit.

“Drejtoria e arsimit nuk kishte aplikuar procedura të brendshme për avancim në pozitë, për pozitën shef i sektorit në administratë dhe financë, siç parashihet me rregullore”, thuhet në raport.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.
PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...