Kryetari Bahtiri inspektoi punimet në asfaltimin e rrugës “Shemsi Ahmeti”

MitrovicëPostuar: 12:40 / 18.04.2018

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, kanë inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës “Shemsi Ahmeti”, në qytet.

Kryetari Bahtiri me këtë rast kërkoi nga punëkryesi që punët të bëhen në mënyrë cilësore dhe sipas parametrave të kërkuar. “Kualiteti i punëve dhe asfaltit duhet të jetë ashtu si duhet. Nuk do të pranojmë projektin pa i verifikuar mirë të gjitha elementet dhe cilësinë e tyre. Këto janë para të taksapaguesve andaj kërkoi që rruga të jetë mirë e shtruar në asfalt dhe që të mos lejohen kurrfarë defektesh”, tha kryetari Bahtiri.

Po ashtu drejtori i Infrastrukturës, Naser Muja, ka bërë të ditur që kjo drejtori do të filloj me riparimin dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve të dëmtuara në qytetin e Mitrovicës.

Ndërsa nga Kompania “Haxha Com”, e cila po i kryen punimet është garantuar cilësi e punimeve të asfaltit dhe respektim i afateve kohore.