Mbahet Festa e Abetares në Mitrovicë

MitrovicëPostuar: 14:18 / 17.05.2018

Nën organizimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, po mbahet Festa e Abetares në Mitrovicë.

Me këtë rast i pari i kësaj komunë, Agim Bahtiri, uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për suksesin e treguar.

Zëvendësministri i arsimit, Iset Sahiti, vlerësoi se për ruajtjen e shkronjave kanë sakrifikuar shumë breza, përderisa përgëzoi mësimdhënësit dhe nxënësit për punën e tyre.

Pjesëmarrës në këtë manifestim ishin nxënës të shumtë të shkollave fillore, mësues, arsimtarë e punonjës të arsimit.