Mitrovicasi gjen para afër bankomatit, pret pronarin të lajmërohet për t’ia dorëzuar

MitrovicëPostuar: 21:35 / 21.12.2020

Një person ka lajmëruar se i ka gjetur disa të holla afër objektit të një banke në Mitrovicë dhe se është duke e pritur pronarin që përmes stafit të bankës t’ia dorëzojë ato.

Mësohet se qytetari në fjalë është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ai një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një shkrese në Facebook, ku ka shkruar:

“Këto të holla i kam gjetur në bankomat të bankës NLB nē Rr. Mbretëresha Teuta, Mitrovicë dhe pres nëpërmjet te stafit të bankës t’ia dorëzoj pronarit” ka shkruar ai.