Mitrovicë, memorandum bashkëpunimi për fuqizimin e të rinjve në komunitet

MitrovicëPostuar: 13:17 / 10.05.2018

Nënkryetari i Komunë, Faruk Mujka dhe Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Edukatorëve Bashkëpunëtorë (PEN), kanë nënshkruar të enjten një memorandum bashkëpunimi në mes të Komunës dhe PEN për promovimin e gjithëpërfshirjës sociale, fuqizimin e të rinjve, formimin e rrjeteve profesionale me të rinj dhe mbështetjen e të rinjve në zhvillimin dhe zbatimin e iniciativave në komunitet.

Përmes këtij memorandumi të bashkëpunimit synohet realizimi i përbashkët i projektit “Social Act”. Ky projekt do të filloj së realizuari në vitin 2018 dhe do të përfshijnë të rinjtë e moshë 18-25, duke i angazhuar grupet e të rinjve më të përfaqësuar dhe ata të margjinalizuar, në mënyrë t’i ngritin shkathtësitë e tyre profesionale dhe të kenë mbështetje në zhvillimin e ideve të ndryshme rreth projekteve sociale, iniciativave lokale dhe kampanjave të ndryshme.

Obligimet dhe përgjegjësitë e Komunës përfshijnë: Organizimin e takimit informues me të rinjtë rreth politikave, problemeve dhe programeve komunale, në koordinim me PEN; Formimin e rrjeteve lokale me të rinjtë, përfaqësues komunal dhe asamblistë të kuvendit. komunal, për angazhimin e tyre në projekte dhe iniciativa lokale; Asistimine të rinjve në zhvillimin e hulumtimeve për identifikimin e problemeve kyçe në komunitete lokale etj.

Obligimet dhe përgjegjësitë e PEN-it përfshijnë: Mbajtjen e dy trajnimeve për zhvillimin e mendimit kritik, komunikimit efektiv, debatimit, zhvillimit të projekteve, zbatimit të projekteve dhe hyrje në institucionet shtetërore; Mbikëqyrjen dhe udhëzimin e të rinjve nga komuna përgjatë tërë angazhimit të tyre 6 mujor (Prill – Shtator 2018), duke përfshirë edhe zbatimin e iniciativave lokale; Organizimin e takimeve me komunitete lokale dhe identifikimin e të rinjve të ri që mund t’i bashkëngjiten iniciativave lokale; Menaxhimin e fondeve përgjatë angazhimit të të rinjve dhe për zhvillimin e zbatimin e iniciativave të tyre etj;

Memorandumi  hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga të dyja palët dhe do të zgjasë deri më 31.12.2019.