MMPH do të realizojë gjashtë projekte madhore në Mitrovicë

MitrovicëPostuar: 13:05 / 21.02.2018

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, janë mirëpritur të mërkurën nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me ç’rast u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi për gjashtë projekte madhore që kjo Ministri do të realizojë në këtë komunë.

Fillimisht Bahtiri falënderoi Reshitajn për implementimin e këtyre projekteve madhore në interes për qytetin e Mitrovicës, duke vlerësuar lart, siç tha ai, punën e mirë që janë duke e bërë të gjithë ministrat nga radhët e AKR-së.

“Unë ju falënderoj shumë për interesimin e jashtëzakonshëm që po tregoni për Mitrovicën dhe qytetarët e saj. Ne jemi mirënjohës që ju si drejtuese e MMPH-së keni vlerësuar se Mitrovica ka nevojë për mbështetje dhe keni marrë vendim që të realizohen këto gjashtë projekte madhore në të mirë të qytetit tonë”, tha ndër të tjera Bahtiri.

Ministrja ka folur për listën e projekteve që Ministria e saj do t’i realizojë në vitin 2018 e që janë: Kopshti Botanik; Ujësjellësi Shipol-Brus; Kanalizimi dhe ujësjellës të tjerë; Kanalizimi në Frashër; Rregullimi i shtratit të lumit Ibër; Rregullimi i shtratit të lumit Sitnicë dhe Ndërtimi i shtëpisë së peshkatarëve në liqenin akumulues në Suhadoll.

Vlen të theksohet se vlera totale e këtyre projekteve arrin vlerën prej 2.5 milionë euro.

Përveç këtyre projekteve, ministrja Reshitaj theksoi se Ministria e saj në bashkëfinancim me Komunën do të realizojë edhe këto projekte: Fuqizimi i inspektoratit; Menaxhimi i mbeturinave dhe Krijimi i zonave të reja të gjelbëruara.

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.