Ne Mitrovicë, dy të burgosur ngjiten në kulmin e Burgut, kjo ishte kërkesa e tyre

MitrovicëPostuar: 12:29 / 05.01.2021

Dy të burgosur janë ngjtur në kulmin e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, mëngjesin e sotëm. Të njëjtit kanë kërkuar që të biedojnë me prokurorin dhe vetëm pas bisedës me të janë pajtuar që të zbresin poshtë.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Gashi ka bërë me dije se lidhur me këtë rast, SHKK’ja ka themeluar Komision Hetimor.

“Të burgosurit kanë dëmtuar grilën e dritares së dhomës, pastaj kanë dëmtuar edhe dritaren dhe kanë arritur të ngjiten lartë në kulm të QP Mitrovicë. Pas shumë kërkesash, kërkesa e tyre kryesore ka qenë, se janë të pa kënaqur me gjykatën, me ç’rast  kanë kërkur të bisedojnë  me prokurorin, dhe pas bisedës me prokurorin në prezencë edhe të policisë dhe zv.drejtorit të Përgjithëm të SHKK-së, Rasim Selmani, të njëjtit janë pajtuar të zbresin poshtë”, ka thënë Gashi./Veriu.Info/