PDK-ja dhe AAK-ja nënshkruajnë koalicion në Mitrovicë

MitrovicëPostuar: 10:31 / 08.11.2017

Pas diskutimit dhe pajtimit për koalicion, në mes të degës së Partisë Demokratike të Kosovës dhe degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është nënshkruar koalicioni për zgjedhjet lokale në Mitrovicë që mbahen më 19 Nëntor.

“Marrëveshja e sotme për zgjedhjet lokale, e nënshkruar për koalicion me AAK-në, është rikonfirmim i ndryshimit që tashmë është duke ndodhur, për Mitrovicën ndryshe, për më shumë investime, më shumë vende pune e mundësi punësimi, më shumë cilësi në arsim, shëndetësi dhe jetë më të mirë të qytetarëve të Mitrovicës në mandatin e ardhshëm”, theksoi Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së për kreun e komunës.

Marrëveshjen e koalicionit për zgjedhje lokale në Mitrovicë, e ka nënshkruar Avni Kastrati, kryetari i degës së PDK-së dhe kandidatja e kësaj parti për kryetare të komunës, Valdete Idrizi, ndërsa nga ana e AAK-së, marrëveshjen e nënshkroi kryetari i degës, Esat Peci./InfoKomuna/