Nënshkruhet marrëveshje për zgjerimin e sistemit të ujitjes në Frashër të Mitrovicës

MitrovicëPostuar: 09:00 / 22.09.2017

Komuna e Mitrovicës së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit Rural si dhe me NH “ Ibër Lepenci” kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për zbatimin e projektit të zgjerimit te sistemit të ujitjes në fshatin Frashër të Komunës së Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm nënshkrimin e këtij memorandumi, sepse zgjerimi i sistemit te ujitjes në fshatin Frashër  do te ndihmoje në  zhvillimin e bujqësisë si dhe në rritjen e rendimenteve  bujqësore.

“Me këtë sistem përfitimet do  të  jene të mëdha, jo vetëm që rendimentet do të jenë më të larta dhe bujqit do të jenë më të  kënaqur nga puna e tyre, por do të kemi produkte  shumë më të  shëndosha “, ka thënë kryetari Bahtiri

Vlera e këtij projekti kap shumën mbi 500 mije euro.