Nënshkruhet Memorandumi për prodhim të rrymës nga era në Mitrovicë

MitrovicëPostuar: 16:21 / 28.03.2018

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Ilir Grapci, drejtori menaxhues në “Sowi Kosovo”, nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e projekteve për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga era.

Sipas një komunikate dërguar mediave nga Komuna e Mitrovicës, memorandumi parashikon që “Sowi Kosovo”, për prodhim të energjisë elektrike nga era, do të ndërtojë në zonën kadastrale Selac, Parkun e Mullinjve të erës.

Në total, projektet e Sowi Kosovo konsistojnë ne 105 Wind kapacitet prodhues energjetik pas finalizimit.

Bahtiri ka thënë së nënshkrimi i këtij Memorandumi është një hap shumë i rëndësishëm për projektet për gjenerimin e energjisë elektrike.

“Komuna e Mitrovicës është e përkushtuar për realizimin e objektivave të energjisë elektrike të vendit dhe inkurajimit të një numri sa më të madh të investimeve të huaja, të cilat do të ndikojnë në rritjen e punësimit dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë ai.