Rezultati në Mitrovicë nga 99% e votavave të numëruara për Kuvend Komunal

MitrovicëPostuar: 16:41 / 18.10.2021

Partia Demokratike e Kosovës është subjekti politik më i votuar në zgjedhjet e djeshme në Mitrovicën e Jugut edhe sa i përket Kuvendit Komunal. PDK-ja ka marrë 39,79% të votave për Kuvend Komunal, kur janë numëruar 99,25% e votave.

Sipas rezultateve të deritashme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është e dyta me 30,59%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 16,41%. Pas tyre radhitet Aleanca Kosova e Re me 3,62% e Forca e Diasporës (FED) me 3,47%.

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës do të jetë kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut. Votat për kryetar komune tashmë janë numëruar dhe sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Hamza ka marrë mbi 53,86% të tyre, duke e shmangur kështu balotazhin.

Kryetari në ikje dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune, Agim Bahtiri humbi, duke marrë 34,40% të votave. I treti doli kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Agolli, i cili ka marrë 11,74% të votave.

Rezultati i kandidatëve për kryetar të Mitrovicës së Jurgut nga numërimi i të gjitha votave.