Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë

MitrovicëPostuar: 13:22 / 31.01.2019

Në mbledhje urgjente të thirrur nga kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, si pikë e vetme e rendit të ditës u caktua shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Me mbështetjen e grupit të këshilltarëve të LDK-së, si dhe me votat e gjithsej 19 asamblistëve sa ishin të pranishëm në mbledhje u shkarkua kryesuesi i Kuvendit, Jeton Ujkani.

Ujkani ka qenë në AKR, por pak javë më parë është larguar nga kjo parti për të kaluar në AAK.

Në këtë mbledhje nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga këshilltarët komunalë të PDK-së. /kallxo.com/