Shoqata Down Syndrome Kosova, me qendër të re në Mitrovicë

MitrovicëPostuar: 18:22 / 07.09.2017

Nga sot, personat e prekur me sindromin Down në Mitrovicë, do të kenë mundësi më të mëdha për zhvillimin e aktiviteteve, pasi që sot, shoqata Down Syndrome Kosova, ka hapur qendrën e re në Mitrovicë.

Edhe pse DSK që nga viti 2010 ka ofruar shërbime për qytetarët me sindromën Down në qytetin e Mitrovicës në hapësirën e cila nuk ka përmbushur nevojat e komunitetit.

Të pranishëm në cermoninë e hapjes së kësaj qendre ishin nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, përfaqesues nga Shoqata Down Syndrome Kosova, ushtarë nga regjimenti Italianë dhe shumë qytetarë.

Drejtoresha e kësaj shoqate, Sebahate Biqiri ka thënë se hapja e qendrës së re u mundësua falë mbështetjes nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës i cili i ka dhënë në shfrytëzim DSK-ës objektin në të cilin ka qenë e vendosur Qendra Burimore ”Nenë Tereza” ndërsa renovimi i hapësirës është mbështetur nga regjimenti Italian që vepron në Republikën e Kosovës.

Sipas Beqirit, kjo qendër do të jetë një mundësi e mirë për banorët me sindromën Down në Mitrovicë që ti zhvillojnë aktivitetet e tyre dhe të përfitojnë njohuri të shumta.

Ajo ka shpalosur edhe punën e kësaj shoqate, ku ka njoftuar se anëtarët përveq kartolinave te punuara nga ana e tyre, përpunimit të mjaltit, shumë shpejtë shoqata do të dal në treg edhe me një produkt te ri sic është xhemi.
/InfoKomuna/