Studentët e Mitrovicës mësojnë gjuhën angleze nga amerikania Sara Sajer

MitrovicëPostuar: 11:15 / 15.09.2017

Studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, do ta kenë mundësinë që për 6 muaj të mësojnë gjuhën angleze nga Sara Sajer, e cila ka diplomuar për Letërsi Angleze dhe Komunikim Publik në Universitetin “Delawere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo nëpërmjet programit “Fullbright” do të qëndroj në Universitetin “Isa Boletini” prej 2 tetor 2017 deri më 22 qershor 2018, transmeton InfoKomuna.

Gjatë kësaj kohe, ajo do të jetë pranë studentëve 25 orë në javë, ku do të asistoj në orët e gjuhës angleze.

“Ideja është që të ketë një komunikim shoqëror me studentët, si një mënyrë praktike për mësimin e gjuhës angleze  dhe jo një mësim formal”, tha ajo.

Në anën tjetër, rektori Alush Musaj, i cili e ka pritur në takim mysafiren nga Amerika, e cila do të punojë dhe jetojë në Mitrovicë për gjashtë muaj, i ka ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme për aktivitetin e saj në të mirë të studentëve.

Ai e ka vlerësuar këtë si një rast jashtëzakonisht të mirë për studentët që duan të rrisin nivelin e gjuhës angleze.

Ndryshe vitin e kaluar në Universitetin “Isa Boletini”, poashtu nëpërmjet programit “Fullbright”, studenti Kyle Sweeney nga Bostoni, ka qëndruar në Universitetin “Isa Boletini” për disa muaj për të përgatitur një projekt shkencor që ka të bëj me ujërat dhe mjedisin. /InfoKomuna/
 

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...