Ujësjellësi apelon te qytetarët ta paguajnë borxhin

MitrovicëPostuar: 17:06 / 22.03.2018

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë (KRUM) ka apeluar te qytetarët që të paguajnë faturat e ujit, në të kundërtën detyrohet të ndërpresin ujin për të gjithë borxhlinjtë.

Kadri Istrefi, drejtor teknik në KRUM, ka bërë të ditur për KosovaPress se borxhi total nga ana e konsumatorëve kap shumën rreth 21 milionë euro dhe nëse ky borxh nuk paguhet, atëherë kompania do të detyrohet të ndërpresë furnizimin me ujë.

“Jemi duke u ballafaquar me një situatë të rënduar financiare si rrjedhojë e mos pagesës së faturave të ujit nga ana e konsumatorëve të rajonit të Mitrovicës. Si rrjedhojë e pamundësisë që Ujësjellësi Rajonal të paguaj faturat e saja për blerjen u ujit të papërpunuar, Ibër Lepenci përmes vendimit gjyqësor tani 10 ditë ka bllokuar llogaritë bankare të ujësjellësit dhe me këtë ka pamundësuar furnizimin e rregullt me ujë të pijes për qytetarët. Andaj, apelojmë tek qytetarët që të paguajnë obligimet e tyre qoftë përmes pagesës së menjëhershme apo lidhjes së kontratës për riprogramimin e borxhit dhe pagesën për një afat më të gjatë kohor. Në të kundërtën do të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijes dhe të fillojmë procedurat për inkasim të borxheve përmes përmbaruesit privat dhe gjykatës”, ka thënë Istrefi.

Sipas tij, Ujësjellësi mund të ofrojë ujë të pijes vetëm për konsumatorët, të cilët paguajnë faturat e tyre. Ai ka tërhequr vërejtjen se ekipet e kontrollit në terren do t’i shkyçin borxhlinjtë tash e tutje pa paralajmërim, ndërsa apeloi po ashtu te konsumatorët që ta ruajnë ujin dhe mos ta keqpërdorin.

Ndryshe, borxhi aktual të cilin qytetarët e rajonit të Mitrovicës kanë ndaj ujësjellësit është 20 milionë e 600 mijë euro, nga të cilat Mitrovica 13.7 milionë euro, Vushtrria 5 milionë dhe Skenderaj 1.9 milionë euro.

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.
VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...