Valdete Idrizi premton mbështetje për rininë dhe sportistët

MitrovicëPostuar: 16:30 / 25.09.2017

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, i ka garantuar të rinjtë dhe sportistët se me fillimin e qeverisjes së saj, ata do ta kenë gjithë vemendjen dhe mbështetjen e duhur.

Këtë zotim Idrizi e ka bërë gjatë një takimi me të rinjë dhe sportisë mitrovicas, me të cilët ka biseduar për sfidat dhe vizionin e tyre për të ardhmen.

Idrizi ka thënë se me fitoren e saj vjen edhe fitorja për rininë dhe sportistët e këtij qyteti, transmeton InfoKomuna.

“Ju nuk do të jeni dekor, por vetë shtylla e qeverisjes sime”, theksoi Idrizi, duke ju drejtuar të rinjve.

Ndërsa, duke folur për sportistët, ajo tha se ata viteve të fundit janë përballur me një gjendje të rëndë dhe kanë mbetur pothuajse pa përkrahje nga komuna.

“Kjo gjendje do të ndryshoj, meqë sportistët tanë përkundër rrethanave na kënë bërë që të ndjehemi kranar, prandaj do të ofrojmë gjithë mbështetjen e mundshme”.

Në kuadër të aktiviteteve të kandidates së PDK-së, Valdete Idrizi, për kryetare të Mitrovicës, pët zgjedhjet e 22 tetorit, në fundjavë ka pasur takime dhe vizita të shumta nëpër lagje të qytetit dhe nëpër fshatra të kësaj komune. Idrizi ka zhvilluar vizita në Urën e Gjakut, Iliridë, Shipol, Bare etj, ku ka gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme nga banorët e këtyre lokaliteteve.

Gjatë këtyre takimeve ajo është shoqëruar edhe nga kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati si dhe nga figura të larta drejtuese të PDK-së në qendër. /InfoKomuna/