Vesa Broja, zgjedhet kryesuese e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut

MitrovicëPostuar: 11:42 / 09.12.2021

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut ka zgjedhur Vesa Brojën kryesuese të këtij institucioni. Broja ka marrë 21 vota të asamblistëve mitrovicas të pranishëm në sallë.

Ajo ka qenë asambliste edhe në mandatin e kaluar, kurse në zgjedhjet e fundit ka dalë asamblistja më e votuar në Mitrovicë të Jugut.

Ndryshe “Jepi zë” ekskluzivisht ka raportuar qysh dje se Vesa Broja do të zgjidhet si kryesuese e Kuvendit Komunal, ndërsa këtë votim sot e kanë mundësuar edhe votat e 3 asamblistëve të VV-së dhe 2 të LDK-së.