Vushtrri e Mitrovicë: Fillojnë inspektimet për shkak të reshjeve të borës e shiut

MitrovicëPostuar: 14:16 / 26.01.2021

Nga KRU “Prishtina” kanë bërë të ditur se që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është duke u inspektuar kanali i Ibër Lepencit.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i KRU”Prishtina”  Sokol Xhafa, ka pasur një takim edhe me kryetarin e komunës së Vushtrrisë,  Xhafer Tahiri, me ç’rast, inspektoratet komunal do të dalin në terren për të inspektuar në detaje kanalin për t’i eliminuar shkarkimet fushore në kanal.

Njoftimi i plotë

Që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm është duke u inpektuar kanali  i Ibër Lepencit dhe takime të njëpasnjëshme me KRU ” Mitrovica” dhe me zyrtarë të tjerë.
Ju njoftojmë se nga pjesa e Mitrovicës, turbullirat janë nga liqeni i vogël i Pridvoricës.
Poashtu, kryeshefi ekzekutiv i KRU”Prishtina”  Sokol Xhafa pati takim edhe me kryetarin e komunës së Vushtrrisë z.  Xhafer Tahiri me ç’rast, inspektoratet komunale do dalin në terren për të inspektuar në detaje kanalin për t’i eliminuar shkarkimet fushore në kanal.
Veprimet tona karshi situatës së krijuar, në përmirësimin e gjendjes me turbullirë dhe furnizim janë të pashmangshme.