“Mosmenaxhimi i mbeturinave rezultoi me dëme të mëdha nga vërshimet”

DeçanPostuar: 10:08 / 06.02.2018

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim dy inspektorë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Elbasan Shala inspektor i ujërave dhe Vehbi Spahiu inspektor për mbrojtjen e natyrës.

Qëllimi i kësaj vizite ishte gjendja e krijuar pas vërshimeve në komunën e Deçanit, transmeton InfoKomuna.

Gjatë këtij takimi kryetari i njoftoi inspektorët për gjendjen aktuale në komunën e Deçanit pas reshjeve të shumta dhe erërave të forta të cilat sollën edhe dëme materiale si në ekonomitë familjare, në biznese infrastrukturë rrugore dhe atë ujore.

Me ketë rast kryetari Ramosaj, shqetësuese paraqet gjendjen e menaxhimit të mbeturinave në përgjithësi në nivel vendi duke u fokusuar edhe tek komuna e Deçanit, ku si pasojë e mungesës së definimit të kompanisë për menaxhimit të mbeturinave dhe pakujdesisë së qytetarëve brenda pak ditëve pati pasoja të mëdha nga vërshimet.

“Për ketë kemi formuar edhe shtabin emergjentë  dhe komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet atmosferike të dt.03.02.2018”, tha ai.

Zyrtarët e MMPH-së kërkuan që brenda pak ditëve t’u dërgohet një raport i kompletuar nga komisioni vlerësues i formuar nga kryetari i komunës, pasi që kjo ministri do të koordinojë aktivitetet  me komunat në përkrahje me projektet për rregullimin e pastrimin e lumenjve. /InfoKomuna/