Ndihmohen 150 familje me dru për ngrohje në Ferizaj

FerizajPostuar: 15:29 / 12.12.2019

Konform vendimit të Kuvendit, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, sot ka shpërndarë një sasi të madhe masë drusore për 150 familje në gjendje të rëndë ekonomike.

Vet drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë ishte i pranishëm në këtë aktivitet, me ç'rast tha se nisma të tilla po bëhen me qëllim ofrimin e ndihmës sadopak për qytetarët, nga sasia e drurëve të konfiskuar gjatë vitit 2019.

"Sot po bëjmë shpërndarjen e masës drusore për 150 familje ferizajase. Sipas proporcionit nga sasia totale këto familje përfitojnë nga dy metër masë drusore hapësinore. Këtë proces e kemi verifikuar dhe konstatuar përmes Komisionit Komunal përkatës për këtë çështje, ku natyrisht janë konsultuar edhe institucionet e kujdesit social si dhe në bazë të kërkesave të qytetarëve" tha mes tjerash, drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami.

Përmes këtij aksioni janë ndihmuar përveç familjeve me gjendje të rëndë ekonomike edhe komunitete joshumicë, rom, ashkanli, egjiptas e serbë, strehimorja "Shtëpia ime" si dhe Bashkësia Islame e Kosovës në Ferizaj. /InfoKomuna/

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.
SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.