Ndotja e ajrit kërcënon seriozisht shëndetin

Postuar: 11:44 / 12.01.2018

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike vlerësojnë se ndotja e ajrit po e kërcënon seriozisht shëndetin e popullatës, por Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se situata nuk është alarmante, sepse ende nuk ka tejkalime të vlerave të lejuara.

Antigona Ukhaxhaj nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha për Radio Kosovën se gjendja me cilësinë e ajrit në Prishtinë është shqetësuese.

“Matjet të cilat ne i kemi bë në pikat monitoruese, para tre ditëve kemi pasur mjaft tejkalime, por edhe para dy netëve sipas ambasadës amerikane ajri ka qenë i pashëndetshëm. Matjet kanë mbërri vlerat deri në 306, sipas ‘air- quality control’”.

Por, Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, e mohon një gjë të tillë.

“Ende jemi në atë kuotën prej 100 deri në 133 mikronë për metër kub që do të thotë jemi në zonën e moderuar”, tha ai.

Pulmologu Skënder Bacaj, mohon se ka rritje të rasteve në kliniken e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Një prej elementeve më të shpeshta të bronkitit kronik si dhe asmës është edhe ndotja e ambientit, por jo në atë masë sa po alarmohet në media apo në opinionin tonë publik. Gjendja nuk është aq alarmante sa i përket ndotjes së ambientit”, tha ai.

Sipas monitorimit të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, efektet afatshkurta të ndotjes, kanë shtuar numrin e pacienteve, ka thënë Ukhaxhaj.

Sipas saj, institucionet përkatëse nuk kanë ndërmarrë hapa konkret për përmirësimin e kësaj gjendje.

“Të dhënat na çojnë drejtë numrit të rritjes së numrit se të sëmurëve me asmë bronkiale, mirëpo njëkohësisht në këtë vit ne po përballemi edhe me rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardio-vaskulare dhe ato aspiratore në QKUK. Por, gjithsesi pasojat e ajër-ndotjes kanë të bëjnë edhe më shkurtimin e jetës së rritjes së shkallës së mortalitetit”, tha ai.

Ilir Morina nga Agjensioni për mbrojtjen e mjedisit thotë se tani në sezonin e dimrit është e pamundur të merren masat afatshkurta sepse duhet të bëhen investime kapitale.

“Jemi munduar që të informojmë popullatën me shkëmbimin e druve më thëngjill në disa gjerdhe, në disa institucione kolektive. Mirëpo, fatkeqësisht ndërmarrjet komunale janë dukë fjetur dhe nuk kanë ndërmarr asnjë formë të cilat ne ju kemi dërguar dhe shumica e masave për tu ndërmarrë nuk janë kompetencë e ministrisë së mjedisit. Normal që kemi punë si ministri p.sh. të ndalojmë funksionimin e termocentralit Kosova B, mirëpo e dini problemin me furnizim të energjisë dhe çfarë kosto ka importi i energjisë”, tha ai.

Edhe pse institucionet e vendit janë në dijeni për këtë problem, situata çdo vit po vazhdon të jetë e njëjtë, kanë thënë zyrtarë të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës.

FerizajKomente: 0 500 mijë euro për dy projekte infrastrukturore sportive në Ferizaj 15:17 / 25.04.2018 Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga nënkryetari Naim Ferati, drejtoresha e Kulturës, Xhemile Murati- Shabani, si dhe këshilltari i tij Besim Zymberi, ka pritur në një takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi me ç’rast kanë bërë...
LipjanKomente: 0 Ahmeti takon Tahirin, flasin për definimin e pronës së shkollës në Sllovi 14:33 / 25.04.2018 Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim Koordinatorin Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri dhe Kryeshefin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Ahmet Zejnullahu me të cilët ka diskutuar rreth definimit të pronës për ndërtimin e sallës sportive tek...
GllogocKomente: 0 Lladrovci fton pronarët e kombibusëve që ta respektojnë ligjin 16:59 / 25.04.2018 Gjatë ditës së sotme, pas një proteste të organizuar nga pronarët e kombibusëve të Komunës së Drenasit para objektit të Komunës, Kryetari Ramiz Lladrovci i ka takuar ata duke u informuar për qëllimin e protestës së tyre.
MalishevëKomente: 0 Iniciativë për pastrimin e ambientit përgjatë lumit Mirusha 10:15 / 25.04.2018 Njësia e “Ekoregjionit” në Malishevë, ka bërë të ditur se të premten, duke filluar nga ora 09:00, do të marr një aksion i madh i pastrimit të ambientit përgjatë lumit Mirusha dhe ambientit përreth liqenit në Mirushë.