Në Kamenicë shërbimet stomatologjike nga ora 7 deri 18
KamenicëPostuar: 19:02 / 17.04.2020
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se në këtë qytet do të zgjaten shërbimet stomatologjike.
“Një lajm i mirë nga shëndetësia në Kamenicë. Shërbimet stomatologjike do të zgjaten nga e marta. Tash e tutje, Qendra Stomatologjike në QKMF do të punojë nga ora 07:00 deri në 18:00”, ka njoftuar Kastrati në Facebook.
Kastrati, ka theksuar se shërbimet në të kaluarën janë kryer vetëm deri në orën 14:00.
“P.S. Qëndroni në shtëpi dhe shfrytëzoni daljet vetëm për nevoja urgjente. Ruajeni vetën dhe të tjerët!”, përfundoi ai.