Në Klinë vetëm një shkollë nuk fillon procesin mësimor

KlinëPostuar: 11:54 / 02.09.2019

Drejtoria e Arsimit në Klinë njofton se në bashkëpunim me drejtorët e shkollave ka bërë të gjitha përgatitjet profesionale, kadrovike dhe higjieno-teknike që viti i ri shkollor 2019/2020 të fillojë më 2 shtator 2019, sipas kalendarit shkollor të MASHT-it, përpos në shkollën fillore e të mesme të ulët "Ismet Rraci".

Në këtë shkollë fillimi i vitit shkollor shtyhet për një javë për shkak se ende nuk kanë përfunduar të gjitha punimet në objektin e ri shkollor dhe fillojnë punimet për rrënimin e objektit të vjetër.

"Drejtoria e Arsimit uron të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor duke iu dëshiruar suksese në procesin mësimor dhe në avancimin e treguesve të cilësisë gjatë zbatimit të kurrikulës arsimore", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/