Në Pejë mungesë e mjekëve të rinj, disa reparte rrezikojnë të mbyllen

PejëPostuar: 09:57 / 15.04.2019

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës kanë mbetur vetëm një numër i vogël i mjekëve të rinj. Që nga viti 1979, kur është hapur ky spital, në të punojnë pothuajse vetëm stafi i punësuar prej vitesh në të 18 repartet e tij. E mosha e tyre mesatare është rreth 60-vjeçare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shumë prej këtyre mjekëve, të cilët tashmë gjenden para pensionimit, janë edhe vetë pacientë të ndonjë kolegu të tyre, për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore, siç janë ato me probleme të sheqerit, tensionit, stendave në trup, reumës... e sëmundje tjera që fillojnë të shfaqen në pragun e moshës së pleqërisë.

Ndërkaq, para dy vjetësh ka nisur edhe pensionimi i kësaj gjenerate të punësuar në kohën kur është hapur spitali, pasi shumica prej 113 mjekëve sa punojnë aktualisht në këtë spital i takojnë asaj gjenerate.

Deri në vitin 2025 pritet të dalin në pension gjysma e mjekëve që i ka sot spitali.

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.