Në të gjitha shkollat e Fushë-Kosovës nis viti i ri shkollor 2019/2020

Fushë KosovëPostuar: 13:11 / 02.09.2019

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor kryetari i Komunës së Fushë- Kosovës, Burim Berisha, i shoqëruar nga drejtori komunal i arsimit, Islam Shabani, ka vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë.

Gjatë vizitës në objektin e ri, të paraleles së ndarë të kësaj shkolle, kryetari Berisha ka takuar drejtuesit dhe nxënësit e shkollës, të cilëve iu uroi punë të mbarë dhe suksese të reja në këtë vit mësimor, duke theksuar se Komuna e Fushë-Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, sepse arsimimi cilësor i fëmijëve vazhdon të jetë prioriteti ynë.

Përveç ngritjes së cilësisë, angazhimi ynë do të jetë në shërbim të krijimit të kushteve të nevojshme për punë në të gjitha objektet shkollore, në mënyrë që të arsimohen kuadro profesionale për zhvillimin e vendit, tha kryetari Berisha.

Gjihashtu, Drejtoria Komunale e Arsimit falënderon, Saime Halili nga Fushë-Kosova e cila në këtë shkollë dhuroi 18 çanta për fëmijët me gjendje të rëndë ekonomike. Gjesti i saj është shumë human dhe meriton respekt.

Nxënësve ju urojmë një vit të mbarë shkollor dhe suksese në vazhdimësi! /InfoKomuna/

 
PrizrenKomente: 0 Prizreni sivjet subvencionon qiratë e banimit për 20 familje nevojtare 20:35 / 26.05.2020 Njëzet familje nevojtare sivjet mbështeten nga Komuna e Prizrenit për pagesën e qirave të banimit të tyre. Në saje të Programit komunal për banim të përkohshëm social familjet përfituese subvencionohen me 50 për qind të vlerës së qirasë.
PodujevëKomente: 0 Largohen deponitë ilegale në Podujevë 11:48 / 27.05.2020 Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka dalë në terren për të përcjellë largimin e deponive ilegale në territorin e komunës.
GllogocKomente: 0 Largohen deponitë ilegale në lagjen Janova në Drenas 15:15 / 26.05.2020 Para disa javësh, lagja Janova kishte ndryshuar pamjen e vendbanimit të tyre, duke u kujdesur për ambientin dhe kishin rregulluar fushën e basketbollit, të volejbollit, kishin vendosur pushimore, instalimin e ndriçimit publik dhe pastrimin e lagjes.