Nënshkruhet deklarata për promovim të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve

Postuar: 16:26 / 18.07.2019

Në një ceremoni të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), gjatë ditës së sotme, është nënshkruar Deklarata e përbashkër për të promovuar dialogun ndërmjet komuniteteve në komunat: Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri dhe Podujevë.

Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin drejtori i Administratës nga Komuna e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj, kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport nga komuna e Skenderajt, Ramiz Shala, i cili ka nënshkruar deklaratën në emër të kryetarit të Komunës, Bekim Jashari.

Nënshkruesit janë deklaruar se qëllimi i nënshkrimit ka të bëjë me promovimin e dialogut dhe respektimin ndërmjet komuniteteve në komunat tona po ashtu edhe në tërë Kosovën. /InfoKomuna/

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.