Nga 1 qershori s’ka regjistrim të automjeteve pa i paguar gjobat

Postuar: 10:19 / 31.05.2018

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se nga data 1 qershor 2018, nuk mund të bëhet regjistrimi i automjeteve, pa i paguar gjobat që mund t’i kenë për kundërvajtjet e shkaktuara në trafikun rrugor.

“Sipas Ligjit për Automjete,Nr. 05/L-132, neni 43, pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor”, ka njoftuar MPB-ja shkruan Telegrafi.

Ky vendim i shërben rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të pagesave të gjobave për veprat kundërvajtëse në trafik.

“Po ashtu, qëllim i këtij vendimi është parandalimi dhe zvogëlimi i numrit aksidenteve në trafik”, thekson komunikata për media.