Nis fushata e korrje-shirjeve në Skenderaj

SkënderajPostuar: 11:33 / 11.07.2019

Në territorin e komunës së Skenderaj ka filluar fushata e korrje-shirjeve, në të cilën po marrin pjesë rreth 100 autokombajna.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, ka njoftuar se në fillim të kësaj jave është mbajtur një takim informues me kombajnerët, ku është diskutuar për përgatitjet e fillimit të fushatës së korrje-shirjeve dhe realizimin e këtij procesi.

Sipas drejtorit Sallahu, çmimi i propozuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për një hektar është 100 euro.

Ndryshe, fushata e korrje-shirjeve është duke u zhvilluar normalisht, ku të mbjellat e sivjetme janë; rreth 6 mijë hektarë me grurë, rreth 250 hektarë me elb dhe 120 hektarë thekër. /InfoKomuna/