Nis rrënimi i lokaleve në qendër të qytetit të Deçani (Foto)

DeçanPostuar: 12:41 / 25.03.2019

Bazuar në planin rregullues të qytetit, komuna e Deçanit njofton se është duke ber përpjekje që të zbatojë në përpikëri ketë plan rregullues duke ju krijuar kushte më të mira qytetarëve të Komunës së Deçanit.

Siç thuhet në njoftim, në qendër të qytetit sot ka filluar largimi i lokaleve të cilat do të zëvendësohen më hapësira gjelbëruese si dhe do të mundësojë  zgjerimin e rrugës kryesore të qytetit, transmeton InfoKomuna.

Kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, i shoqëruar më bashkëpunëtor bashkë me kompaninë e kontraktura kanë filluar largimin e këtyre lokaleve nga qendra e qytetit. Ndonëse pronarët e këtyre lokaleve ishin njoftuar më kohë, por edhe qeveria e Republikë së Kosovës ka nda mjete të mjaftueshme për shpronësim.

Më ketë rast kryetari Ramosaj tha se konform ligjit "kemi vepruar ne si institucione komunale, pronarët janë thirrur në takime, janë njoftuar më kohë dhe të gjitha procedurat janë ndjekur pa e thyer asnjë rregull, ndërsa sot kërkoj nga të gjithë pronarët që të kenë mirëkuptim të na lejojnë të kryem proceduar tona ashtu siç edhe janë njoftuar më anë të shkresave që nga viti 2018".

"Në vitin 2018  më dt.01.08.2018  në bazë të një vendimi preliminar më numër protokolli 23181 dhe në mbështetej të nenit 92 paragrafi 4 dhe neni 93 paragrafi (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 4,9,10 dhe nenit 45 të Ligjit  nr.03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra më Ligjin  Nr.03/L-205, duke u bazuar në kompetencat e kryetarit të Komunës së Deçanit, kryetari i komunës, me dt.31.07.2018 mori këtë vendim preliminar ku miratohet shpronësimi për interes publik të Komunës së Deçanit i lokaleve dhe pronës –tokës së paluajtshme të pronareve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i qendrës së qytetit, sipas tabelës të përshkruar nga evidencat kadastrale përkatëse për titullarët e lokaleve dhe të pronës të paluajtshme, pozitën e tyre në kuadër të projektit të interesit publik si dhe sipërfaqeve të tyre".

Ky vendim ka hyrë në fuqi brenda 10 ditëve ku edhe është bërë publikimi në faqen zyrtare dhe në gazetën zyrtare. Këtij vendimi nuk u janë përgjigjur pronarët e lokaleve të cilët kanë konsideruar se u është bërë e pa drejtë.

Më dt.11.03.2019 Drejtoria e Urbanizmit Planifikimit Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit ka nxjerrë një vendim për rrenim me numër protokolli 7504 ku është bazuar edhe në vendimin përfundimtar 02.Nr.39154 të dt.31.12.2018 si në dispozitat e këtij vendimi.

Mos respektimi i këtij vendimi do të ketë për pasojë rrënimin e objektit me masa administrative nga ana e organeve komunale të autorizuara. Kundër këtij vendimi palët kishin të drejt ankese në afat kohor brenda 7 ditëve.

Ndonëse janë kryer të gjitha procedurat e njëpasnjëshme, Drejtoria e Inspekcionit më dt 20.03.2019 kishte njoftuar kryetarin e komunës, pronarët e lokaleve, Policinë e Kosovës se me dt 25.03.2019 (e hënë) bashkë më kopaninë e kontraktuar do të rrënojnë lokalet në qendër me vet faktin se këto lokale janë shpronësuar dhe të gjitha afatet ligjore janë kaluar. /InfoKomuna/