Nisma: Kemi dyfishim të votës për kuvende komunale

Postuar: 23:36 / 22.10.2017

Nisma për Kosovën ka mbajtur një konferencë për medie në të cilin ka dhënë vlerësimin rreth rezultateve të saj për zgjedhjet komunale.

Nisma ka shkuar në balotazh vetëm në Malishevë, të cilën e ka udhëhequr në mandatin e kaluar.

Bilall Sherifi, sekretar i Përgjithshëm i këtij subjekti, u shpreh i bondur se Malisheva do të jetë e tyre pas 19 nëntorit, kur zhvillohet balotazhi.

Ai tha se Nisma për Kosovën i ka kushtuar më shumë rëndësi garës për Kuvende Komunale.

“Fakti që ne kemi garuar në të gjitha komunat për asamble presim, ashtu siç po na vijnë rezultatet të kemi një dyfishim të votës për Nismën, në krahasim me vitin 2014”, deklaroi Sherifi.