33 mijë euro nga DEMOS-i për komunën e Novobërdës

NovobërdëPostuar: 17:23 / 25.05.2016

Sot është bërë inaugurimi i trotuarit ne fshatin Bostan dhe Kusce. Ndërtimi i këtyre trotoareve është bashkë-investim në mes të projektit DEMOS dhe Komunës së Novobërdës.

Poashtu gjatë këtij takimi, DEMOS-i dhe Komuna e Novobërdës kanë nënshkruar kontratën për implementimin e dy projekteve të reja: ndërtimin e trotuareve në fshatrat Koretishte dhe Stanishor.

Këto projekte në vlerë prej 32,491 euro do të mundësohen nga fondi i fituar si pjesë e Skemës së Granteve për vitin 2016./InfoKomuna/