Ministria e Infrastrukturës jep 30 mijë euro për rrugën që kushton 230 mijë euro

NovobërdëPostuar: 10:47 / 10.11.2016

Ministria e Infrastrukturës është zotuar se kompanisë punëkryerëse për asfaltimin e rrugës së fshatit Kosaqë t’ia alokojë vetëm 30 mijë euro, ndërsa i tërë projekti kushton 230 mijë për rrugën e gjatë afro 4 kilometra.

Rruga e Kosaqës lidh territorin e Komunës së Gjilanit me atë të Novobërdës. Për mosasfaltimin e rrugës së Kosaqës akuzohet ish-kreu i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa.

Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, procedura e tenderimit ishte përsëritur tri herë pa asnjë bazë, duke i rritur çmimet e ofertave në marrëveshje me operatorët ekonomikë.