Novobërdë: Hajnat e druve sulmojnë me gurë e drunj rojet e pyllit

NovobërdëPostuar: 14:06 / 30.09.2016

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy viktimat meshkuj serbë, roje pylli, kanë raportuar se në pyll në Novobërdë kanë hasur shtatë persona duke prerë drunj.

Gjatë ballafaqimit me të dyshuarit, janë sulmuar me gurë dhe drunj me ç’rast njëri prej viktimave ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.