Projekti për realizimin e infrastrukturës në Novobërd, 580 mijë €

NovobërdëPostuar: 13:59 / 12.05.2016

Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës së vendit, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku priti sot kryetarin e Komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanovic, me të cilin bisedoi për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë, ku njëkohësisht u përcaktuan edhe obligimet e Ministrisë dhe të Komunës për realizimin e projekteve.

Projektet që do të realizohen në komunën e Novobërdës përfshijnë asfaltimin e rrugës Prekovc – Stanishor dhe asfaltimin e pjesërishëm të rrugës Gjilan – Novobërdë, në fshatin Koraqë.

Vlera parallogaritare e këtyre projekteve kap shumën e përgjithshme prej 580 mijë eurosh.

Me këtë rast, ministri Zharku, u zotua për shtyerjen e proceseve të mëtutjeshme infrastrukturore në komunën e Novobërdës të cilat janë të parapara në strategjinë e përgjithshme të zhvillimit infrastrukturor të vendit për vitin 2016.