Nxënësit e shkollës "Pjetër Bogdani" performojnë në programin "Europafest"

PrishtinëPostuar: 13:47 / 15.05.2019

Përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe shkolla fillore “Pjetër Bogdani” janë pritur në takim nga përfaqësues të shkollës “European Middle School Vienna”në Vjenë.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të arsimit, e në veçanti u diskutua mundësia e hapjes së shkollës evropiane në vendin tonë.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite nxënësit e shkollës fillore “Pjetër Bogdani”, përformuan në programin “Europafest” me këngët: “We are the World” dhe “Baresha”. /InfoKomuna/