Shtrohen me asfalt dy rrugë në Obiliq

ObilicPostuar: 09:25 / 21.07.2017

Në komunën e Obiliqit ka filluar asfaltimi i dy rrugëve, rrugës"Koliqi" në fshatin Llazarevë dhe rrugës "Muhaxhiri" në fshatin Milloshevë.

Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi dhe drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Enver Grajqevci, panë nga afër realizimin e punimeve.