Aksident i rëndë zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova” (Foto+Video)

ObilicPostuar: 11:00 / 29.01.2018

Një aksident zinxhiror ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova” në fshatin Mazgit.

Të përfshira në aksident ka vetura, kamionë si dhe një veturë e policisë, njofton Klan Kosova.

Një ekip i Klan Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe deri tash nuk ka të vdekur përveç dëmeve materiale.

Ky aksident ka ndodhur si pasojë e mjegullës së madhe që ka mbuluar vendin.