Banorët e Obiliqit bllokojnë komunën

ObilicPostuar: 09:34 / 12.09.2017

Banorët e katër lagjeve të Obiliqit si lagja Mjekiqi, Mirena, Berbatofci dhe janë duke protestuar sot që nga ora 7:00 e mëngjesit përball objektit të kësaj komune.

Ata kanë bllokuar komunën e Obiliqit pasi që duan që kërkesat e tyre të plotësohen.

E kërkesat e tyre kanë të bëjnë që të kthehet korniza e shpronësimit prej fillimit do të thotë që nga zero dhe të pranohet punësimi.

Sipas informatave protesta do të vazhdoj deri në orën 12:00.