Burim Gërguri zgjedhet kryesues i Kuvendit komunal të Obiliqit

ObilicPostuar: 14:03 / 27.12.2017

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Obiliqit, këshilltari nga radhët e AAK-së, Burim Gërguri, është zgjedhur në raundin e parë të votimit, më shumicën e votave të këshilltarëve të pranishëm e që ishin 21 sish, kryesues i Kuvendit të Komunës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Mbledhjen, që ishte e dyta me radhë e Kuvendit të Komunës të dalë nga zgjedhjet e fundit, e kryesoi këshilltari më i vjetër, Hysni Mjeku.

Pasi u zgjodh kryesues, Gërguri premtoi se do ta kryej punën e vet në harmoni me ligjin dhe rregulloret e KK-së dhe se do të jetë bashkëpunues me të gjithë këshilltarët e Kuvendit të Komunës.

PrishtinëKomente: 0 Vetëvendosje kërkon shkarkimin e bordit të Stacionit të Autobusëve 17:11 / 18.10.2018 Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media sot ka paraqitur keqpërdorimet që janë gjetur nga auditori i përgjithshëm për ndërmarrjen komunale “Stacioni i Autobusëve” dhe Trafikun Urban në Prishtinë, duke kërkuar nga kryetari i Prishtinës,...
FerizajKomente: 0 Kompanitë ndërtuese krijojnë deponi jashtëligjshëm në Ferizaj 10:59 / 18.10.2018 Kompanitë që merren me ndërtime të larta banesore në Ferizaj përveç kaosit urban vazhdojnë të shkaktojnë edhe telashe të tjera mjedisore, derisa ato shpeshherë po krijojnë deponi mbeturinash inerte në vende të ndryshme.
Komente: 0 Gjoba prej 20 deri në 100 euro për qytetarët që ndotin ambientin 10:54 / 18.10.2018 Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka nënshkruar Udhëzimin administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore. Përmes këtij udhëzimi administrativ, të gjithë personat fizikë që hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve apo djegin mbeturina do të...