Drejtori i Bujqësisë ndjek nga afër fushatën e korrje-shirjeve

ObilicPostuar: 12:55 / 11.07.2017

Me rastin e fillimit të fushatës së korrje-shirjeve, në Komunën e Obiliqit, Drejtori i Bujqësisë, Ferit Hashani vizitoi disa bujqë dhe u interesua për rendimentin që është duke ofruar toka me grurë këtë vit.

Drejtori u premtoi bujqëve se komuna do të vazhdojë përkrahjen me qëllim të krijimit të kushteve më të lehta për t’u marrë me këtë sektor.

Deklarimet e bujqëve të komunës sonë tregojnë që rendimenti i grurit për këtë vit është i kënaqshëm për dallim me vitin e kaluar./InfoKomuna/