Gashi e Krasniqi përplasen në debat për Obiliqin (Video)

ObilicPostuar: 22:53 / 08.11.2017

Sot në emisionin ‘Ditë mbas Dite’, në TV Rrokum është debatuar për komunën e Obiliqit.

Dy kandidatët në balotazh për kryetar të kësaj komune, Xhafer Gashi nga AAK dhe Mehmet Krasniqi nga LDK janë përplasë në një debat të nxehtë gjatë këtij emisioni.

Mehmet Krasniqi e ka cilësuar punën e kryetarit aktual, Xhafer Gashit, si të dobët, madje e ka quajtur qeverisjen ma të dobët në komunën e Obiliqit.

Në anën, tjetër Gashi ka thëne se qytetarët e vlerësojnë punën e tij dhe pret të konfirmohet besimi ndaj tij në balotazh.