Humb kontrollin gjatë vozitjes, godet një makinë të parkuar

ObilicPostuar: 11:47 / 30.10.2017

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Milloshevë të Obliqit me ç’rast një person ka humbur kontrollin me veturë sa ishte lëvizje.

Me këtë rast, i dyshuari ka goditur veturën e parkuar jashtë rruge dhe si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka marrë viktima mashkull K/Shqiptar i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje 48 orë.