KEK-u nuk ka legjitimitet për t’i “falur” prona Komunës së Obiliqit

ObilicPostuar: 10:59 / 01.04.2019

Zyrtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë thënë se nuk kanë legjitimitet për t’ia kaluar në pronësi disa prona të tyre Komunës së Obiliqit, në bazë të vendimit të Kuvendi Komunal, nëpërmjet të të cilit diku 1.5 hektarë janë shpallur zonë me interes të përgjithshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por në disa parcela pronar është KEK-u. Zyrtarët e këtij të fundit janë të njoftuar me këtë vendim, por kanë thënë se për ndryshimin statusor të pronave të ndërmarrjes, kompetente është vetëm Qeveria e Kosovës, si aksionare e plotë e kësaj korporate.

Gazeta ka kërkuar përgjigje për këtë çështje nga KEK-u nga java e kaluar, por zëdhënësi, Skënder Bucolli, ato i ka kthyer pasi është raportuar për këtë çështje.