Komuna e Obiliqit dhe KEK-u nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

ObilicPostuar: 14:40 / 29.12.2020

Komuna e Obiliqit dhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për shtyrjen e rrethojave, si dhe krijimit të brezit të sigurisë në këtë komunë.

Kryetari i komunës se Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë do të fillohet edhe me implementimin e Ligjit të Obiliqit, ku do të krijohet edhe brezi i sigurisë, ku komuna do të merr përsipër ta rregulloj pjesën e mbetur të trotuarit dhe pistës së biçikletave, me një brez të gjelbër.

“Sot nënshkruam memorandum për zgjerimin apo shtyrjen e rrethojës diku rreth tetë metra, me ç’rast do të filloj edhe implementimi i Ligjit të Obiliqit për krijimin e brezit të sigurisë, në këtë rast bankinën dhe brezin e gjelbër, dhe gjithashtu komuna merr përsipër pjesën e mbetur të rregullohet trotuari dhe pjesa e pistës së biçikletave me një brez të gjelbër”, ka thënë Gashi.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Luigj Imeri ka thënë se nënshkrimi i këtij memorandumi atakon qytetarët, ku ishte planifikuar në ligjin për komunën e Obiliqit.


“Sot nënshkruam edhe një obligim ligjor, të cilin na vjen si rrjedhojë e ligjit për komunën e Obiliqit, i cili e atakon drejtpërdrejt qytetarin e vendit, i cili memorandum nis projektet të cilat ne i kemi planifikuar për çështjet e ambientit. Në këtë projekt reflektojmë që KEK-u është shumë miqësor dhe do të jetë shumë afër, dhe ka në prioritet investimet të cilat do të ndodhin nga ne ambient”, ka thënë Imeri./Bota.sot/