Komuna e Obiliqit së shpejti me ndërmarrje publike lokale

ObilicPostuar: 14:29 / 22.12.2020

Komuna e Obiliqit, së shpejti pritet të bëhet me Ndërmarrje Publike Lokale “Kastrioti“ SH.A, vendimi për themelimin e kësaj ndërmarrje është aprovuar në Kuvendin Komunal të Obiliqit, në seancën e fundit të kuvendit e iniciuar me kërkese të kryetari të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

Ky vendim është dërguar për shqyrtim në ministritë gjegjëse dhe sipas një njoftimi nga ana e MPL-së, ky vendimi i KK Obiliq është i ligjshëm dhe prodhon efekt juridik.


Këtë njoftim e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili është shprehur se: “Si institucion komunal, do të punojmë në përfundimin e të gjitha procedurave ligjore të përcaktuara sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi dhe shumë shpejt komuna e Obiliqit do të ketë ndërrmarjen publike lokale“, po ashtu, ai ka theksuar se kjo ndërmarrje është më së e nevojshme për Obiliqin, sepse sipas tij: “brenda qytetit tonë kemi rritje të hapësirave të gjelbërta, parqe, sheshe, objekte kulturore dhe sportive, kësisoj kërkohet mirëmbajtja dhe kujdesi ndaj tyre!“


Shkrimi i plotë i Gashit:


Të nderuar qytetarë,


Kemi pranuar shkresën përcjellëse nga MPL-ja, për Vendimin Nr.I-345 ”Krijimin e Ndërmarrjes Publike Lokale- Kastrioti“ SH.A, e aprovuar ne Kuvendin e Obiliqit dhe e dërguar për shqyrtim të ligjshmërisë nga ana e MPL-së dhe MEA-së, ku sipas organeve gjegjëse brenda ministrisë, vendimi i KK Obiliq është i ligjshëm dhe prodhon efekt juridik.

Si institucion komunal, do të punojmë në përfundimin e të gjitha procedurave ligjore të përcaktuara sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi dhe shumë shpejt komuna e Obiliqit do të ketë ndërrmarjen publike lokale, ndërrmarje kjo, shumë e domosdoshme dhe e nevojshme duke patur parasysh se brenda qytetit tonë kemi rritje të hapësirave të gjelbërta, parqe, sheshe, objekte kulturore dhe sportive, kësisoj kërkohet mirëmbajtja dhe kujdesi ndaj tyre!

Xhafer Gashi.


PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.